Futbollisti kosovar Gjerdan Shaqiri do të largohet, gjatë kësaj vere, nga Stok Siti që ra një shkallë më poshtë, më saktë nga Premier Liga në Championship, por, megjithatë, nuk do që të largohet nga Anglia. Një nga futbollistët kryesorë të Stok Sitit, Shaqiri, deklaroi në gazetën gjermane “Argauer Cajtung” se “nuk është ndonjë e fshehtë se unë dua që të largohem nga klubi, me të cilin kam luajtur deri tani. Sidoqoftë, unë kam mendimin se Premier Liga është perfekt për mua. Do të doja që të qëndroja në Angli, pasi liga e saj është më e mira në botë dhe ka futbollistët më të mirë”, tha ai.
Sfidanti.al