Stef Keri shpartalloi “kalorësinë” e Klivlendit dhe mbretin Lebron

Në serinë finale të NBA-së amerikane pasi u luajt edhe ndeshja e dytë që, ashtu si edhe e para, u fitua nga ekipi titullmbajtës, Golden Stejt, dhe tani në duelin me Kavaliersat e Klivlendit, ai (Golden Stejt) udhëheq 2-0 në rezultatin e përgjithshëm, ndërkohë që janë për t’u zhvilluar edhe pesë ndeshje të tjera.

Ndeshja e dytë e serisë së lartpërmendur i solli një rekord të ri të NBA-së basketbollistit të njohur amerikan, Stef Keri, që realizoi nëntë trepikësha në një ndeshje, për herë të parë në historinë e kësaj lige. Po ashtu, ai ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me 33 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistenca.

“Mbreti” Xhejms, edhe kësaj here, ishte lojtari kyç i ndeshjes dhe më i miri në fushë, ndërsa ai e përfundoi ndeshjen me 29 pikë, nëntë kërcime dhe 13 asistenca, por një gjë e tillë, megjithatë, nuk qe e mjaftueshme që ekipi të arrinte deri te fitorja, pasi bashkëlojtarët e tij luajtën keq, sidomos, për faqe të zezë ishte mbrojtja.

Sfidanti.al