Nejmar i ngrin gjakun Brazilit: Jam vetënë 80 për qind

Hyri në fushë dhe shënoi, 3 muaj pas dëmtimit. Si mund të kishte qenë më i mirë ky rikthim për Nejmarin? Gjithsesi, vetë ai që pritet si superylli i Botërorit, ua ngriu gjakun tifozëve me komentet pas ndeshjes. “Jam ende vetëm në 80 për qind të formës, – tha ai, – po ashtu, kam një frikë natyrale, diçka që nuk mund të shmanget pas një dëmtimi dhe një kohe të gjatë pa luajtur, por dalë nga dalë, do të kalojë”.

Ende nuk dihet nëse Nejmar do të jetë në maksimumin e formës në Rusi, ndërsa Botërori dihet se është shumë i vështirë për t’u luajtur dhe për t’u fituar. Brazili cilësohet si favorit, por vetëm me një kusht, që Nejmar të jetë në kulmin e tij. Të paktën, ndaj Kroacisë dha një provë shumë pozitive, duke shënuar një gol spektakolar.

Sfidanti.al