Çfarë kërkon në finale, kur humbet 27 gjuajtje radhazi për trepikësh!?

Golden Stejti fitoi ndeshjen e fundit kundër Hjustonit, 92-101, në “Tojota Center”, duke u kualifikuar për në finalen e NBA-së, ku atë e pret Klivlendi. Hjustoni nuk arriti që ta ulë në gjunj kampionin aktual, kështu që përsëri do të kemi një reprizë të finales së vjetshme mes Golden Stejtit dhe Klivlendit.

Ndeshja e lartpërmendur nisi mirë për “raketat” e Hjustonit që, në pushimin e madh shkuan me 11 pikë avantazh (54-43), por, gjatë periodës së tretë, Golden Stejti, me të vërtetë, shpërtheu dhe jo vetëm që e anuloi diferencën e pikëve, por kaloi edhe shtatë tjera më shumë. Perioda e 40-t ishte e baraspeshuar dhe e gjithë ndeshja përfundoi 92-101 në favor të Golden Stejtit.

Sidoqoftë, një nga arsyet që Hjustoni humbi ka lidhje me atë se basketbollistët e tij dështuan sa i përket “armës” së tyre kryesore, gjuajtjeve për tri pikë, duke humbur gjatë ndeshjes 27 të tilla radhazi nga gjysma e periodës së dytë deri në gjysmën e periodës së katërt. Me një statistikë të tillë të dobët nuk ke pse kërkon që të dalësh në finale të NBA-s amerikane.

Kevin Duranti e mbylli ndeshjen me 34 pikë, ndërkohë që Stef Keri shënoi 27 pikë, bëri nëntë kërcime dhe dha 10 asiste. Xhejms Hardeni ishte koshashënuesi më i mirë për Hjustonin me 32 pikë, ndërkohë që solid u tregua edhe Gordoni që shënoi 23 pikë.

Sfidanti.al