Bajerni bavarez gjithnjë ka bërë pjesë në “ajkën” evropiane të futbollit dhe që ai është një klub i madh, ai e tregoi me atë që ka bërë për Lionel Mesin, për të cilin në “Alianc Arena” është krijuar një kënd ose vitrinë e veçantë, ku janë vendosur uniforma, “Këpuca e artë” dhe “Topi i artë” me firmën e këtij futbollisti argjentinas. Atje, ndodhet edhe letra që ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosel i ka dërguar legjendës bavareze, Gerd Myler, lidhur me rekordin e vendosur nga ky i fundit prej 85 golash të shënuar brenda një viti kalendarik që e theu e Mesi, më 2012, kur shënoi 91 gola!
“Shpreh mirënjohjen time për një lojtar dhe njeri si Gerd Myleri. Klubi ynë ka një respekt të madh ndaj Bajernit e tifozëve të tij dhe kjo është konfirmuar edhe një herë tjetër, duke pasur parasysh dy futbollistët tanë të mëdhenj që janë bërë legjenda të klubeve tona”, vihet në dukje në letrën e Roselit, të vendosur pranë unformës së Mesit.
Vetë Mesi, për nder të Mylerit, ka lënë te bluza shënimin: “Për Gerd Mylerin. Keni respektin tim. Përqafime, Leo”.
Sfidanti.al