Shumë lojtarë futbollin evropian e kanë ndërruar me atë kinez, për shkak të ofertave të majme që vijnë nga Kina e largët dhe ka shumë mundësi që këtë ta bëjë tani edhe kapiteni i Napolit, Marek Hamshik. I ati i këtij të fundit thotë se shanset që i biri të shkojë në Kinë janë 60-40 në favor të ofertës kineze. Hamshiku e kaloi Maradonën, duke u bërë futbollisti që ka shënuar më shumë gola me Napolin. Nëse ai vendos që të qëndrojë edhe sezonin tjetër me Napolin, atij do t’i mbesin vetëm 11 ndeshje që të thyejë rekordin sa i përket numrit të ndeshjeve me klubin napolitan.
Por, një klub nga Kina i ka propozuar Hamshikut 10 milionë euro për sezon, duke e bërë këtë propozim mjaft atraktiv. “Interesimi i tyre është serioz, por bisedimet nuk janë të lehta”, thotë Rishard Hamshik, i ati, duke shtuar se, “gjatë tre viteve të fundit, Mareku i ka refuzuar të githa oferta, duke u përqëndruar te perpjekjet për të fituar kampionatin italian, por as kësaj here nuk u bë gjë, kështu që, ndoshta, ka ardhur koha për të provuar rrugë të tjera”.
Sfidanti.al