Trajneri legjendar kilian, Manuel Pelegrini, vendosi që t’i japë fund aventurës në Kinë dhe ka në plan që të kthehet në Premier Ligën angleze, por, kësaj here, te klubi i Uest Hemit. Pelegrini që deri tani ka drejtuar ekipin kinez Hebei, nuk mund t’i bënte ballë ofertës së klubit anglez të lartpërmendur për një kontratë trevjeçare. Ky trajner 64-vjeçar që, më parë, ka qënduar ulur në “stolat e nxehtë” të Realit të Madridit dhe Mançester Sitit, do të zëvendësojë Dejvid Mojsin që pati një sezon të keq tek Uest Hemi, duke zënë vendin e 13-të.
Një nga sukseset më të mëdha të Pelegrinit është titullit i kampionit të Premier Ligës që ai e fitoi, më 2014, në krye të Mançester Sitit.
Sfidanti.al