Mohamed Salahut të Liverpulit iu bë një nder i madh, pasi këpucët e tij të futbollit, si lojtari më i mirë i Premier Ligës, do të ekspozohen në Muzeun Britanik, ku ndodhen edhe sende të tjerë të vlefshëm me origjinë nga Egjipti. Ky futbollist egjiptian zhvilloi një sezon fantastik, ndërkohë që e mbylli atë edhe si golashënuesi më i mirë i tij më 32 gola rekord, duke fituar edhe çmimin e “Këpucës së artë” të Premier Ligës.
Këpucët e Salahut do të ekspozohen në Muzeun e lartpërmendur në prag të ndeshjes finale të Champions-it mes Realit të Madridit dhe Liverpulit. “Këpucët tregojnë historinë e ikonës moderne të Egjiptit që luan në Mbretërinë e Bashkuar dhe që ka një ndikim të madh kudo në botë”, thotë autori Nil Spenser. Salahu, ndërkohë, luajti një rol vendimtar në kualifikimin e Egjiptit në Botërorin e sivjetëm të Rusisë (14 qershor – 15 korrik).
Sfidanti.al