Pa trajner, pa lojtarë dhe pa president, ku po shkon Çelsi?!

Roman Abramoviç nuk e ndoqi dot në “Uembli” fitoren e Çelsit ndaj Mançester Junajtidit. Bosi i bluve pati një telash të madh, atë që Mbretëria e Bashkuar nuk i rinovoi vizën dhe ai nuk mund të kthehej nga Rusia për në Londër. Me gjasë, çështja e vizës do të zgjidhet pasi miliarderi është aq “anglez” sa të mos ketë probleme, por mungesa e tij në suksesin e madh është treguesi më i qartë sesa i përçarë është Çelsi në këtë moment.

Trajneri Antonio Konte është drejt largimit, gjithnjë me fjalët e tij të preferuara në buzë se “unë jam i tillë, unë nuk mund të ndryshoj”. Eden Hazar mund të shkojë tek Reali, Tibo Kurtua po ashtu nuk është i sigurt në “Stemford Brixh”, ndërsa Uillian pati konflikt me trajnerin.

Kapiteni Geri Kejhill e thotë shumë qartë se përse skuadra nuk arriti të jepte maksimumin dhe nuk u kualifikua dot për në Champions. “Paqartësia duhet të largohet sa më parë, – theksoi ai, – dhe çfarëdo që ka për të ndodhur, le të ndodhë. Patjetër që ndihemi të pasigurt”.

Sfidanti.al