E thotë Poketino i Totenhemit: Asnjë trajner nuk e ka të garantuar vendin

Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poketino, deklaroi,, se nuk asnjë siguri se ai do të vazhdojë të qëndrojë në këtë klub edhe sezonin tjetër. Totenhemi, në fakt, këtë sezon, pritet që ta mbyllë midis katër ekipeve më të mirë të Premier Ligës, kështu që ai do të marrë pjesë në Champions-in e sezonit të ardhshëm, por, sidoqoftë, pavarësisht nga disa individë të shkëlqyer, gjatë këtij sezoni, ky ekip as që iu afrua garës për titullin e kampionit të Anglisë.

Disa zërave të kohëve të fundit se ai do mund të largohet nga Totenhemi mbas mbylljes së këtij sezoni, Poketino u përgjigj se kontrata e tij është trevjeçare.

“Mos bëni pyetje të tilla, sepse askush sot nga neve trajnerët nuk e ka të garantuar vendin e punës. Unë kam një kontratë trevjeçare, por nuk e di se çfarë mund të ndodhë nesër. Nuk ia vlen që të bisedohet për këtë çështje”, vuri në dukje trajneri argjentinas.

Sfidanti.al