Rinia ia tha “këngës” që dinte, Bostoni nënshtroi Lebronin!

Boston Sëlltiks dominoi dhe fitoi me meritë të plotë ndeshjen e parë finale të Konferencës Lindore, duke dërrmuar Klivlend Kavaliersin, 108-83. Në një duel të njëanshëm që në fillim, vendasit u shkëputën në mbi 20 pikë që në periodën e parë, pavarësisht mungesës së yllit kryesor, Kajri Irving.

Përballë një Lebron Xhejmsi të lodhur u ndodhën disa heronj të rinj, që vrapuan e kërcyen pa fund, duke mos e lënë nëkampionen e NBA-së që të merrte frymë. Xhejlën Braun shënoi 23 pikë, Markus Morris 21, Al Horfort 20 dhe Xhejzën Tatëm shtoi 16. Bostoni nuk e pati problem që ylli tjetër kryesor, Terri Rozier shënoi vetëm 8 pikë (kapi edhe 6 topa në tabela dhe shërbeu 8 asistë).

Lebron për herë të parë në këtë plej of nuk ishte shënuesi më i mirë i ekipit, pasi realizoi vetëm 15 pikë (kapi 7 topa në tabela, dha 9 asistë). Shënuesi më i mirë ishte qendra Kevin Lov me 17 pikë, plus 8 topa në tabela. Xhejms gjuajti dobët, humbi të 5 provat për tri pikë, e humbi 7 herë topin dhe u tregua shpesh herë pasiv. Ndeshja e dytë luhet mëngjesin duke u gdhirë e mërkurë, po në Boston.

Sfidanti.al