Barcelona do të shesë tetë lojtarë që të blejë Grizmanin!

Klubi i Barcelonës ka në plan që, gjatë sezonit veror të transferimeve, të sjellë në radhët e veta futbollistin nr.1 të Atletikos së Madridit, Antoan Grizman, transferimi i të cilit në taborin katalonjas, sikurse thuhet përgjithësisht, është pothuajse i sigurt.

Informacionet më të fundit thonë se Barcelona është gati që të paguajë 100 milionë euro për shërbimet e sulmuesit francez të mësipërm. Kështu që klubi katalonjas do të jetë i detyruar që të shesë tetë lojtarë që ta bëjë këtë shumë. Në derën e daljes së Barcelonës ndodhen Lukas Dinj, Andre Gomesh, Aleish Vidal, Pako Alkaser, Denis Suarez, Zherar Delofeu, Mynir El-Hadadi dhe Rafinjo. Të gjithë këta lojtarë me siguri që kushtojnë më shumë se 100 milionë euro që do të shkojnë për të siguruar ardhjen e Grizmanit në “Kamp Nou”.

sfidanti.al