David De Gea vazhon te fitoje çmime me fanelen e Mançester Junajtid. Gjate ketyre viteve ne kampionatin amglez spanjolli ne shume raste eshte shpallur portieri me i mire, por ne palmaresin e tij personal mungonte trofeu ‘Doreza e Arte’.
Kete çmim ne Premier League e merr portieri qe e ruan te paprekur porten e tij ne me shume raste dhe kete vit i takoi pikerisht De Geas edhe pse ka mbetur edhe 1 jave nga fundi i kampionatit. Kjo per faktin se portieri i Mançester Sitit, Ederson matematikisht nuk ka mundesi per te kaluar rivalin e tij De Gea.
Sfidanti.al