Ederson, pas titullit vjen edhe Rekordi Gines

Ederson Moraesh po jeton momente magjike. Ne moshen 24 vjecare u be portieri i dyte me i shtrenjte ne bote pas Xhanluixhi Bufon. Me pas bindi trajnerin Guardiola per t’u bere portieri titullar i Mançester Sitit duke lene ne stok Klaudio Bravon per te fituar titullin e Premier League. Jo keq, duke qene se per te ky ishte sezoni i tij i pare me Citizens.

Por surprizat nuk perfundojne ketu. Ederson ka shenuar emrin e tij edhe ne Librin e Rekordeve Gines madje vete futbollisti e publikoi foton e tij me certifikaten e Rekordeve Gines. Ederson e shkroi emrin ne Librin prestigjioz per rivenien me te gjate te topit ne loje nga porta ne histori me 75.33 m. Ne certifikate eshte percaktuar edhe data e vendi i dorezimit te kesaj çertifikate, nderkohe qe jane ngritur teori per vendin ku eshte arritur ky rekord, disa media thone qe ederson e ka vendosur ate ne stervitje, disa te tjera thone qe ka ndodhur ne miqesoren me Totenhemin. Sidoqe te jete, mund te thuhet se Ederson e ka a fituar ‘tripleten’ e tij; Kampionat, Kupen e Liges e Ginesin.

Sfidanti.al