Inter, jo vetem De Vraj; gati kryerja edhe e dy blerjeve te tjera

Ndersa pret te kuptoje sesi do te perfundoje gara per Ligen e Kampioneve, Interi ben goditjen e pare ne merkato per sezonin 2018/2019. Behet fjale per Stefan De Vraj, kontraten e te cilit klubi zikalter tashme e ka depozituar dhe tashme po pret detajet e fundit per te mbyllur çeshtjet qe lidhen me Asamoah dhe Lautaro Martinez, nderkohe qe kerkon te bleje perfundimisht Kanselon dhe Rafinjen.

De Vraj 26 vjeç qe mbylli kontraten me Lazion ne fund te  sezonit me parametra zero, kaloi te zikaltrit me parametra zero. Ai ka firmosur me klubin milanez nje kontrate 5 vjeçare me page prej 3.8 milione Euro ne sezon.  Ironia e fatit do qe De Vraj te luaje ndeshjen e fundit me fanelen e Lazios pikerisht lunder asaj qe do te jete skuadra e tij e re, Interi ne 20 maj ne sfiden direkte per Ligen e Kampioneve.

Sfidanti.al