FIFA po përgatit projekte për të mbledhur 25 miliardë dollarë…

Federata botërore e futbollit, FIFA, po planifikon që të krijojë turne të rinj futbolli që do ta ndryshojnë kalendarin vjetor dhe do t’i sjellin arkës së saj miliarda dollarë. Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, synon që të nisë bisedimet për projektet ambiciozë, sikurse është një i tillë ndryshimi dhe shtrirja e kampionatit botëror të klubeve, si edhe Liga e re botërore e Kombeve. Këto plane, në fakt, janë shqyrtuar me përfaqësues të gjashtë konfederatave në selinë e FIFA-s në Zyrih. Sidoqoftë, askush nga ata që morën pjesë në takimin e lartpërmendur, nuk donte që të bënte ndonjë koment.

Sipas burimeve jozyrtare, FIFA synon që të mbledhë 25 miliardë dollarë nga të dy turnetë e lartpërmendur. Më 13 qershor, Infantino do të kërkojë mbështetjen e federatave kombëtare për lançimin e një projekti 12-vjeçar, duke filluar nga viti 2021 e më tej, fillimisht, me mbështetjen financiare të një konsorciumi japonez.

Ideja e Infantinos është që kampionati botëror i kluleve të mbahet  një në çdo katër vite me pjesëmarrjen e 24 ekipeve. Nga ana tjetër, Liga e Kombeve që, tanimë, UEFA e ka aktivizuar dhe që do të fillojë këtë vit, është planifikuar që të zhvillohet me pjesëmarrjen e të gjithë 205 vendeve-anëtare në një cikël prej dy vitesh.

Sfidanti.al