Ka disa kohë që po spekulohet për një ndeshje mes irlandezit Konor Mak Gregor dhe dagestanasit Habib Nurmagomedov. Vetë Mak Gregori synon që të bëhet si Roki Balboa i filmit të famshëm amerikan dhe të shkojë që të ndeshet me Nurgamedovin, deri tani të pamundur, në Rusi. Por presidenti i UFC-së (Ultimate Fighting Championship), Dana Uajt, nuk ka interes që të dy luftëtarët e famshëm të arteve marciale të përziera të ndeshen në Rusi, duke qenë se kjo ndeshje është shumë e madhe që të zhvillohet në atë vend.
“Jo, ndeshja mes atyre të dyve nuk do të zhvillohet në Rusi. Nëse kjo ndeshje do të arrihet që të organizohet, atëherë, ajo do të zhvillohet në Las Vegas. Herë pas here, Habibi ndeshet në Rusi, por në rastin e një ndeshjeje eventuale mes Mak Gregorit dhe Nurmagomedovit, kjo ndeshje është shumë e madhe dhe ajo duhet të zhvillohet në Las Vegas”, tha Uajti.
Sfidanti.al