Murinjo nuk heq dorë nga shporitë në adresë të Guardiolës

Mançester Siti fitoi titullin e kampionit të Premier Ligës angleze dhe Pep Gaurdiola, mbas fitimit të këtij titulli dhe eliminimit nga Championspi, tha se, sipas tij, trofeu i Premier Ligës është shumë më i rëndësishëm sesa ai i Championsit!

Por, Murinjo nuk do të quhej më kot “speciali”, nëse nuk do t’i kthente përgjigje kësaj konsiderate të Guardiolës, duke i bërë për të qeshur gazetarët në konferencën e tij të fundit të shtypit.

“Unë kam mendimin se ne, trajnerët, gjithnjë, mburremi dhe konsiderojmë se trofeu më i rëndësishëm është ai që fitojmë ne. Kur unë fitova Ligën e Kampioneve, ky ishte trofeu më i rëndësishëm për mua. Kur unë me ekipet që kam drejtuar, fitoja titujt e kampionateve kombëtare, thosha se ata ishin më të rëndësishmit dhe, kur nuk arrij që të fitoj asnjë titull, atëherë, them se nuk është e mundur që të fitosh gjithnjë!”, deklaroi Murinjo që, sidoqoftë, e ka ende një shans që të fitojë një titull, pasi do të luajë me Çelsin në finalen e FA Kupës së Anglisë.

Sfidanti.al