Bajerni i Mynihut ka vene ne shenjestren e tij Paulo Dibalen. Lajmi behet i ditur nga e perditshmja gjermane ‘Bild’ sipas se ciles sulmuesi argjentinas i Juventusit eshte bere objektivi kryesor i merkatos se kampioneve te Gjermanise duke qene se e kerkoi trajneri i ri i tyre Niko Kovaç.
Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, Bajerni eshte gati te ofroje 100 milione Euro per kartonin e Paulo Dibales per te formuar nje dyshe te re sulmuese me Sandro Vagner qe u ble veren e kaluar. Drejtuesit e klubit bavarez po mendojne ta aktivizojne ate ne vend te Levandovskit qe me shume gjasa do te kete si destinacion Realin e Madridit.