Deklarata e Partizanit, hit-funebër për FSHF-në: Jeni si një bastore!

Sikur fjalët e klubit Partizanit pas Lushnjes  se “Federata është bërë si një bastore” të ishin thënë në një vend tjetër, në një tokë tjetër të  Europës, ku futbolli ka sy për të parë, veshë për të dëgjuar dhe cipë  institucionale, ajo që do të ndodhte do të matej me ballë tërmeti e jo me decibelë . Por, FSHF  ka një mbijetesë të çuditshme, të lidhur aq shpirterisht  me mëkatin, sa duket sikur bëhet më e fortë pas çdo akuze skandaloze.  Imagjinoni sikur në Itali, apo më mirë  në Maqedoni, fqinjët që na gënjen mëndja se i kemi lënë pas për nga niveli dhe besimi i lojës, të dëgjonin akuzën e fortë dhe flakëruese të një klubi ndaj eprorëve. Dhe çfarë akuze ? Krejt unikale,madje edhe në llojin tonë, ku zyrtarët i zhvesh nga kostumi zyrtar dhe i vesh me ..kostumin prej letrës se skedinave…

Më e bukura është se “pushteti i topit” kur dëgjon fjalët tronditese dhe plot zemërim të Partizanit, në vend që të hidhet përpjetë, të paktën të bëjë edhe gjoja sa për sy e faqe, hedh në skenë një nga bedelët e saj me deklaratën “sfiduese” : “ Zhgënjimin gjejeni tek vetja “.  Më shumë se komike kjo përgjigje e “burrave të topit”, ata që vetëm në Asamble u duhet t’i bëjnë zap klubet, aty ku “magjinë e zezë” e pësoi edhe vetë Partizani këtë herë,  sepse gjatë garës, “rregullorja etike” e lejon gjithë spektrin e akuzave. Vetëm me një kusht: nxirre të keqen me fjalë, pastaj qetësohu dhe dil në fushë prapë javën që vjen, pa të shkuar kurrë në mend .. braktisja e garës.

Sfidanti.al