Mançini kerkoi kontaktet me FIGC; gjeti akordin per pankinen e Italise

Roberto Mançini gjeti me shume se nje kontakt per te biseduar me drejtuesit e FIGC per kombetaren italiane. Trajneri nga Jezi ne te vertet ka gjetur akordin me qeverine e futbollit te vendit te Apenineve. Sipas medias italiane tashme nuk mbetet vetem zyrtarizimi i ketij lajmi qe do te ndodhe pasi Mançini te kete zgjidhur kontraten me Zenitin.

Gjithnje sipas medias italiane Mançini ne 13 maj do te kthehet ne Rome per te takuar presidentin e Federates Italiane te Futbollit, Roberto Fabriçini dhe Drejtorin e Pergjithshem, Mikele Uva per te percaktuar te gjitha detajet ne aspektin financiar te kontrates. Mesohet se FIGC  ka bere gati nje buxhet prej 5 milione Eurosh per Mançinin e stafin e tij shifer qe do te shtohet dhe nga bonuse te lidhura me objektivat e 4 here kampioneve te botes.

Roberto Mançini sipas medias, do te beje debutimin e tij ne stolin e Italise ne 28 maj ne miqesoren me Arabine Saudite, nderkohe qe ne 1 dhe 4 qershor Italia do te luaje me Francen e Holanden. Ndeshja e pare zyrtare e Italise me Mançinin do te jete ajo me Polonine me 7 shtator per Ligen e Kombeve.

Sfidanti.al