Perfaqesuesja italiane e pret, Mançini: Asnje kontakt, por do te ishte nje nder

Pas refuzimit te Karlo Ançelotit per te marre drejtimin e Italise, duket se pretendenti kryesor per kete detyre mbetet Roberto Mançini. Trajneri i Zenitit edhe pse eshte ne kontrate me klubin rus nuk e ka fshehur entuziazmin e tij per mundesine e kesaj pergjegjesie.

‘Te drejtosh Kombetaren Italiane eshte diçka prestigjioze, do te isha krenar te punoja me nje prej perfaqesueseve me te rendesishme ne bote-tha Mançini-te mos shoh kombetaren ne Boteror nuk do te jete diçka e bukur per ne. Kupa e Botes nuk do jete njesoj dhe shpresa eshte qe Kombetarja jone te rikthehet mes ekipeve me te mira te botes. Nese do te me jepej mundesia do te ishte dicka e bukur, por askush nuk me ka kontaktuar’.

Sfidanti.al