Gjyqtari francez nuk e fali Simeonen për fjalët…”Fijo di putana”!

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championit ndaj Arsenalit në Londër, Atletiko e Madridit u detyrua që të luante, që nga minuta e 13-të, me një lojtar më pak, por, sidoqoftë, ajo përfundoi në barazim 1-1. Futbollisti kroat, Vrsalko, u tregua i pakujdesshëm, duke marrë brenda një kohe të shkurtër dy kartona të verdhë, dhe për këtë arsye gjyqtari i ndeshjes i tregoi atij rrugën për të dhoma e zhveshjes, gjë që e zemëroi shumë trajnerin e Atletikos, Diego Simeone.

Mediumet spanjollë zbulojnë se Simeone lëshoi në adresë të gjyqtarit Turpan sharjen “Fijo di putana” (bir kurve), gjë që e kapën edhe kamerat televizive, dhe kështu arbitri i ndeshjes i tregoi Simeones me gisht shkallët e stadiumit! Ende nuk dihet, nëse Diego Simeone do të dënohet, kështu që duhet të pritet reagimi i UEFA-s.

Sfidanti.al