Iniesta largohet mes lotesh nga Barça, por nuk zbulon te ardhmen

Konferenca e largimit te Andres Iniestes nga Barcelona ne fund te sezonit ishte shume emotive dhe spanjolli u pa i lotuar gjate gjithe kesaj kohe. Pas 22 vitesh me fanelen ‘blaugrana’, 34 vjeçari do te shkoje diku tjeter, por se cili do te jete destinacioni i tij i ardhshem kete ai nuk e zbuloi.

‘Jo gjithçka eshte mbyllur-tha Iniesta-ka ende shume gjera per te diskutuar, gjera te ndryshme. Ajo qe kam thene gjithnje eshte se nuk do te shkoj kurre te ndonje skuader qe mund te jete kundershtar i Barcelones. Çdo skenar qe me sheh larg Evropes eshte i mundur dhe kur te vije momenti do te mesojme se cili do te jete vendi’.

Per Andres Iniesten eshte folur me shume siguri per kalimine tij ne Kine edhe pse kohet e fundit u permenden edhe Mançester Siti e Arsenali si destinacionet e mundshme te tij. Por pas kesaj deklarate, 2 klubet e Premier Leagues angleze mbeten perfundimisht jashte loje.

Sfidanti.al