Sikurse qëndrojnë punët, UEFA ka shumë mundësi që ta dënojë Romën mbas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions-it me Liverpulin në stadiumin e këtij të fundit, ku, sidomos, jashtë tij, tifozët romanë shkaktuan trazira të mëdha, të cilat i dënoi edhe vetë kryesia e klubit të Romës.
Gazetat italiane shkruajnë se ka mundësi që Roma të dënohet që në një ose dy ndeshjet e saj të ardhshme, jashtë fushës së vet, të mos lejohet prania e tifozëve të saj. Sa për kujtesë, dy tifozë të Romës u arrestuan para fillimit të ndeshjes së lartpërmendur, mbi bazën e akuzës se janë përpjekur të vrasin një tifoz të Liverpulit.
Ndeshja e kthimit mes Romës dhe Liverpulit do të zhvilohet në “Olimpiko”, të mërkurën e ardhshme.
Sfidanti.al