Ja një shok skuadre i vërtetë, LeBron Xhejms shpenzoi 70 mijë Euro për veshjet e lojtarëve të Cleveland

Basketbollistët e Clevelandit mund të quajnë veten me fat që kanë në radhët e tyre një person si LeBron James. The King, lideri i Cavaliers mendoi që për ndeshjen me Indianën, e treta me të në këtë fazë të playoffit t’u bëjë një dhuratë shokëve të tij të skuadrës, duke u siguruar të gjithëve kostum e aksesorë të tjerë shoqërues si pardesytë e canata të dizenjuara nga stilisti Tom Brauni.

Sipas ëebsiteve të ndryshme në SHBA, LeBron Xhejms në total shpenzoi 70 mijë Euro për këto dhurata në drejtim të shokëve të tij të skuadrës. ajo që të bie në sy është se për secilin prej lojtarëve rë Clevelandit shpenzoi 4700 Euro dhe këtu përfshihen cmimet për kostumet, jelekët, këpucët e lëkurës dhe kravata ngjyrë gri që kombinonte me kostumet e basketbollistëve.

Por mesa duket këto dhurata nuk i sollën fat skuadrës nga Ohio që u mund nga Pacers dhe tani është në disavantazhin 1-2 të serisë së ndeshjeve me Indianën.

sfidanti.al