Karolin Vozniacki po mendon te bojkotoje Miami Open, nje nga turnete me te rendesishem te tenisit femeror. Shkak u bene fyerjet e kercenimet me vdekje qe asaj iu bene gjate ndeshjes me Puig pikerisht ne Turneun e zhvilluar ne Florida ne 23 mars.
‘Nuk kam fjetur mire ne 4-5 ditet pas kercenimeve-tha Vozniacki-nuk isha komode dhe dicka me ngacmonte ne stomak. Tenisi eshte nje sport i pershtatshem per te gjithe, per familjen. Eshte nje sport qe ka shume tifoze dhe me tradite. Por eksperienca ne Miami ishte e tmerrshme shpresoj qe te mos perseritet me’.
Nuk eshte hera e pare qe Turneu Miami Open vihet ne shenjestren e kritikave per episode te tilla. Vitin e kaluar ishte Nik Kirios ai qe denoncoi abuzime te tilla gjate ndeshjes me Roxher Federer.
Sfidanti.al