Me te qeshur, me te ngjeshur? Zlatan Ibrahimoviç thotë se do të jetë në Botëror

Zlatan Ibrahimovic u bë protagonisti i një interviste vërtet të këndshme e plot humor me Xhimi Kimel në rrjetin televiziv amerikan ABC. Mes batutave të ndryshme, sulmuesi 36 vjecar që duket se është bërë tashmë një idhull në Los Angeles deklaroi se do të jetë një Botërorin e Rusisë së këtij viti.

‘Po, do të shkoj në Botërorin e Rusisë. Është e vetmja gjë që mund të them. Një Kupë Bote pa mua nuk do të ishte e tillë-tha Ibrahimoviç.

Por cfarë do të bëjë trajneri i Suedisë, Anderson pas kësaj deklarate të Ibrahimovic që foli me kaq shumë siguri? Kjo nuk dihet, por duket qartë rritja e presionit mbi të edhe pse ai përpara pak javësh ka deklaruar se është pikërisht ai që merr vendimin përfundimtar nëse do të përfshijë apo jo Ibrakadabrën në skuadrën që do të marrë në këtë Kupë Bote.

Duke u kthyer te intervista e tij, Zlatan Ibrahimovic lëshoi edhe batuta të tjera që shkaktuan shumë të qeshura në studion televizive të ABC. ‘Nuk jam një suedez tipik, por e vendosa Suedinë në një hartë-ishte një prej këtyre batutave të sulmuesit 36 vjeçar.

sfidanti.al