Harroni yjet që pretendojnë Topin e Artë. Harroni edhe ata të Këpucës së Artë. Të gjithë do të jenë në një mendim kur të marrin vesh se çfarë rritje page përfitoi një lojtar i ri në Francë, dhe mendimi do të jetë se kjo është rritja-rekord e një rroge të arritur ndonjëherë në futboll.
Futbollisti është Presnel Kimpembe, është mbrojtës i qendrës dhe është 21 vjeç. Ai luan për Paris SG dhe kampionët e Francës vendosën t’i bënin një rritje spektakolare të ardhurave të tij vjetore. Pas 7 ndeshjeve të luajtura me fanelën e parizienëve, ai impresionoi aq shumë saqë rroga e tij shkoi në 174 mijë stërlina në muaj (po e japim rrogën siç e japin mediat britanike), që do të thotë rreth 200 mijë euro.
Më parë, Kimpembe fitonte 7 100 stërlina në muaj, dhe kjo do të thotë se PSG ia ka rritur rrogën … 2350 për qind!
B. Kuka