Keq të mos dalësh kampion, keq të dalësh. Jo për ata që fituan titullin, por për publikun që ndjek në rrjetet sociale bëmat e tyre. Dy futbollistë të Rozenborgut kanë ndezur polemikat pasi kanë postuar foto jo të zakonshme në Fejsbuk apo Instagram, pasi skuadra e tyre u shpall kampione e Norvegjisë.
Lojtarët Kristian Gutkjer dhe Pal Andre Heland nuk ngurruan të pozonin të zhveshur dhe me trofeun e kampionatit të vendosur përpara zonës më intime të trupit. Natyrisht, nuk kishin harruar të varnin edhe medaljet në qafë. Nuk dihet nëse në një vend shumë liberal dhe shumë të emancipuar si Norvegjia do të ketë ndonjë masë për ta, apo kjo do të quhet si pjesë e humorit.
Gutkjer dhe Heland i shkrepën fotot që do të mbahen mend pas fitores 2-0 të Rozenborgut ndaj Bodo Glimtit, fundjavën e kaluar, që e ngjiti skuadrën e tyre në kuotën e 69 pikëve duke e shpallur kampione të Norvegjisë.
B. Kuka