Xhanluixhi Bufon do të jetë në Botërorin e këtij viti, por jo si protagonist në fushën e lojës. Portieri i Juventusit dhe përfaqësueses italiane në të vërtetë do të jetë imazhi i një kompanie ajrore ruse; ‘S7 Airlines’. Sipas të përditshmes italiane ‘La Stampa’, Xhanluixhi Buffon në 14-16 qershor do të xhirojë një spot publicitar për këtë kompani dhe nga kjo mund të përfitojë për të qenë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës e në ndonjë prej ndeshjeve të këtij evenimenti, pasi mund të marrë ftesat përkatëse nga FIFA.
Por përpara Botërorit, Buffon do të ketë një tjetër eveniment atë të 7 qershorit kur do të shkojë në Kinë për të bërë promovimin e sportit të futbollit. Vlen të theksohet se Buffon do t’i thotë lamtumirën futbollit të luajtur në 4 qershor në ndeshjen mes Italisë dhe Holandës që do të luhet në ‘Allianz Stadium’ të Torinos.
sfidanti.al