Raiola ‘turbullon sërish ujërat’; i ofron Donarumën, Paris Sën Zhermenit

Pak kohë më parë, Mino Raiola deklaroi se do të dontë që të shihte Xhixho Donarumën në një skuadër tjetër, deklaratë kjo që erdhi pasi portieri tashmë 19 vjecari firmosi rinovimin me Milanin. Tani duket se ai është hedhur në veprim duke ia ofruar shërbimin e klientit të tij skuadrës së Paris Sën Zhermenit. Raiola kërkon të përfitojë nga fakti që klubi transalpin është vënë në kërkim të një trajneri dhe tashmë ka nisur bisedimet me drejtuesit e kampionëve të Francës që e kanë hedhur vëmendjen e tyre edhe në drejtim të Oblak, Alison e Kurtua.

duke u kthyer te Donaruma që edhe verën e kaluar shkaktoi jo pak shqetësim te tifozët e Milanit, 19 vjecari ka një kontratë me kuqezinjtë ku e përfshirë është edhe një klauzolë që  është e ndërthurur me kualifikimin e skuadrës në Ligën e Kampioneve. Nëse Milani do të arrijë të hyjë në zonën Champions; atëherë klauzola e zgjidhjes së kontratës do të jetë 70 milionë Euro, në rast të kundërt shifra që do të duhet të paguajë Paris sën Zhermen nëse do të dëshirojë të blejë kartonin e lojtarit do të jetë 40 milionë Euro.

sfidanti.al