Xhanluixhi Bufon nuk pendohet per ate qe tha pas perfundimit te ndeshjes mes Realit dhe Juventusit qe u mbyll me polemika te shumta per shkak te nje 11 metershi te akorduar ne favor te Realit te Madridit. Ne nje interviste per gazetaret e programit ‘Le Iene’ kapiteni i Zonjes se Vjeter konfirmoi qendrimin e tij.
‘Edhe pse te tepruara, ato fjale qe thashe ishin mendimi im-tha Bufon-kishin nje logjike dhe une do t’i thosha perseri por ne nje tjeter menyre me civile. Arbitri Oliver? Nje djale qe u gjend ne nje situate shume te komplikuar dhe te madhe. Me jepni legjimitetin per te mbrojtur shoket e mi te skuadres dhe 5000 vetave qe kishin ardhur per te na ndjekur. Duhej ta beja kete edhe ne dem te imazhit tim’.
Duke u kthyer serish te Majkell Oliver, Bufon tha: ‘Nuk duhej ta jepte ate penallti. Nje arbiter me shume eksperience nuk do ta kishte akorduar, keshtu qe nuk do te behej protagonist. Perkundrazi do te lejonte qe skuadrat te shkonin ne kohen shtese dhe do t’ia linte fushes se lojes te percaktonte skuadren fituese’.
Sfidanti.al