Mançester Siti ka vendosur qe te beje nje revolucion ne skuader per sezonin e ardhshem. Klubi anglez mori shkas nga eliminimi ne Ligen e Kampioneve per te perpiluar nje plan per blerje futbollistesh.
Sipas te perditshmes ‘The Telegraph’, Guardiola kerkon blerjen e disa futbollisteve mes te cileve 2 mbrojtes e 2 mesfushore dhe per kete arsye drejtuesit e Citizens kane vendosur t’i akordojne Pep Guardioles nje fond me rreth 700 milione Euro per te blere futbollistet qe deshiron. Vlen te kujtohet se vetem per kete sezon Mançester Sitit shpenzoi 300 milione Euro ne merkaton e transferimeve.
Sfidanti.al