Mark Markez e pranon: Gabova, por do te jem gjithnje vetvetja

Incidenti mes Mark Markez dhe Valentino Rosit ne Çmimin e Madh te Argjentines ne MotoGP vazhdon te kete vemendjen e medias. Kampioni i botes ne fuqi foli serish per ate çfare ndodhi duke pranuar se gaboi ne ate moment qe shkaktoi edhe zemerimin e 9 here kampionit te botes.

‘Preferon te mos i komentoj deklaratat e Rosit-tha Markez ne nje interviste per Sport TV-u bene ne zemerim e siper, ne kulmin e emocioneve te çastit. Besoj se te gjithe ne pilotet kemi bere gabime te tilla dhe na ka rastisur te shkojme te bokset e rivaleve tane per te kerkuar falje. Bera nje gabim dhe u penalizova. Po te kthehemi pas nje kohe do te shohim se gjera te tilla i kane ndodhur edhe vete atij. Gabimet ndodhin pasi te gjithe ne shkojme deri ne limite’.

Markez shtoi se penalizimi me 30 sekonda ishte i drejte dhe se ai do te jete gjithnje vetvetja ne çdo gare pavaresisht asaj qe ndodhi ne Argjentine.

Sfidanti.al