Te gjithe e shohin te Barcelona, por Antuan Grizman e mohon

Antuan Grizman prej kohesh po flitet se sezonin e ardhshem do te jete pjese e Barcelones. Madje eshte arritur deri aty sa te thuhet se tashme eshte arritur marreveshja mes sulmuesit francez dhe klubit katalanas. Ai qe shuan keto zera te pakten per momentin eshte vete futbollisti i Atletiko Madrid.

‘Nuk e di nga kane dale keto informacione-tha Grizman ne nje interviste per Telefoot-une nuk di asgje per kete keshtu qe nuk ka asgje te vertete ne kete histori’.

Vetem pak kohe me pare Grizman deklaroi se e ardhmja e tij do te vendoset perpara fillimit te kampionatit boteror te futbollit.

Sfidanti.al