Endi Marej, është zyrtarisht, raketa nr.1 në ranglistën botërore të Shoqatës se Tenistëve Profesionistë (ATP), duke u vendosur, kështu, për herë të parë në karrierën e tij, në krye të kësaj liste. Ai arriti që të zbriste nga froni Novak Gjokoviçin, pasi triumfoi në Turneun e Mjeshtrave në Paris, ndërkohë që rivali i tij më i madh humbi që në çerekfinale.
Kështu, ky sportist skocez realizoi ëndrrën e tij të kahershme dhe se çfarë do të thtotë kjo për të dhe sesa punë e mund është investuar për këtë triumf, më mirë sesa kushdo tjetër këtë e di e ëma e tij, Xhudi.
“Unë e di më mirë sesa çdokush tjetër sesi ka arritur ai deri këtu. Kur njerëzit shohin televizor, ata ndjekin ndeshjen dhe rezultatin përfundimtar, por nuk arrijnë të shohin se çfarë duhet të bëjë një sportist që të arrijë deri atje. Une e di mjaft mirë sesa fort ka punuar ai gjatë këtyre viteve të fundit. Ky është shpërblimi për durimin, vendosmërinë dhe karakterin e tij luftarak, duke qenë se ai është, me të vërtetë, një luftëtar i madh”, thotë Xhudi.