Edhe “zotat” dorëzojnë gjakun : Kontroll dopingu të Barcelona

Madje, 11 futbollistë të Barcelonës duhej që të jepnin mostrat e tyre të gjakut dhe të urinës në kontrollin e djeshëm që realizoi UEFA. Kështu, seanca stërvitore e Barcelonës u shty, duke qenë se në qendrën stërvitore të klubit katalonjas erdhën përfaqësuesit e UEFA-s që thanë se kishin në plan të kontrollinin 11 lojtarë dhe interesant është fakti se fjala është për të gjithë formacionin e parë të ekipit që luajti me Çelsin në kuadrin e Ligës së Kampiomeve; Ter Shtegen, Pike,Umtiti, S.Roberto, Alba, Buskets, Rakitiç, Iniesta, Dembele, Mesi dhe Suarez.

Mbas  mbarimit të procedurës përkatëse, ekipi i Valverdes vazhdoi stërvitjen e tij, duke u përgatitur për ndeshjen me Seviljen në kampionatin spanjoll.

Sfidanti.al