7 ndeshje pa fitore 13 gola te pesuar, jane statistikat qe po rrezojne nje skuader te ndertuar per te shkuar ne Europe por qe periudhen e fundit por terhiqet nga fundi.
Flamurtari ka ndryshuar kete e deklaron edhe trajneri Duro menjehere pas ndeshjes se humbur me Kukesin. Nuk eshte me ekipi I forte, fizik, i veshtire per ti shenuar. Kukesi madje shkon dhe me shume se aq, jo vetem e mund ne shtepi 2-1 por ja kthen ndeshjen ne 8 minuta duke i zhdukur dhe ate pike te forte qe kishte ekipi i Duros mbrojtjen.
Trajneri pas ndeshjes shaqet ne dy tablo, ne njeren thote se e ka skuadren me vete dhe respektohet nga te gjithe lojtaret, por ne krahun tjeter duket i dorezuar teksa e le veten ne doren e presidentit duke thene se ka humbur besimi dhe pergjegjes eshte ai per situaten.
Ajo qe ka ndodhur me skuadren eshte pak e cuditshme pasi nje ekip I ri veshtirsite duhet ti kishte ne fillim. Flamurtari u ambientua shpejt me kampionatin dhe dy fazat e para shkelqeu me pas filluan gabimet e gjyqtareve te rendonin mbi skuadren. Mund te thuhet me plot gojen se eshte skuadra me e goditur nga gabimet e xhaketave te zeza. Me pas erdhen demtimet dhe tani po gabojne me kokën e tyre..aspak te arbitrit!
Me nje gjysmefinale Kupe me Skenderbeun per vlonjatet dhe per Duron jane momentet me delikate edhe per klubin ne pergjithsi. Borxhet, gjyqet dhe rezultatet nuk jane rrugen e zgjidhjes dhe kjo mund ta coje skuadren ne nje tjeter vit pa Europen. Me Korcen te privuar nga loja në Kontinent, ky mund te quhet nje deshtim.
Gen Bani