Kina, para ca ditësh, në fushën e vet, u mund thellë 0-6 nga Uellsi, në një ndeshje miqësore, dhe autoritetet e larta përkatëse kineze u mërzitën shumë, kështu që, midis masave që parashikohen të merren (në fakt, kjo masë, në parim, është marrë që na janarin e fundit), është edhe ajo e ndalimit të mbajtjes nga ana e futbollistëve kinezë, përfshi edhe ata të përfaqësueses, të tatuazheve në trupin e tyre.
Kështu që futbollistëve kinez do t’u duhet që t’i heqin tatuazhet ose të gjejnë ndonjë mënyrë dhe t’i mbulojnë ato, por problem është fakti se në Superligën kineze luajnë shumë lojtarë të huaj që e kanë mbushur trupin e tyre plot me tatuazhe dhe, ndërkohë, nuk dihet, nëse rregulli i ri ka të bëjë edhe me ata?
“Lufta kundër tatuazheve”, sikurse thuhet, synon që të promovohen vlerat dhe “kultura e shëndetshme” kineze.
Sfidanti.al