Mesi: Po nuk u bëmë kampionë bote, do të largohem nga përfaqësuesja

Futbollisti më i mirë argjentinas, Lionel Mesi, më pak se tre muaj para fillimit të Kupës së Botës Rusi-2018, deklaroi se çdo alternativë tjetër, veç triumfit në Botëror, do të përbente një presion mbi lojtarët që ata të largohen nga ekipi kombëtar.

“Ambiciet tona janë që ne të zhvillojmë një Botëror mjaft të mirë. Ne presim që të arrijmë një diçka të ngjajshme si në Kupën e Botës të vitit 2014, por me një përfundim tjetër. Nëse ne nuk do të arrijmë që të dalim kampionë bote, nga neve do të kërkohet që ne të gjithë të largohemi nga përfaqësuesja”, tha Mesi, duke shtuar se ka shumë njerëz në botë që duan që Botërorin ta fitojë Argjentina. Nga të gjitha anët e botës, mua më urojnë sukes dhe kudogjetkë po kryqëzojnë gishtat për neve”, vuri në dukje futbollisti më i mirë argjentinas.

Sfidanti.al