‘E dashur Barça po te shkruaj…’. Duket si nje leter dhe ne fakt e tille eshte; behet fjale per nje nisme te nje te perditshmeje italiane dhe me konkretisht ‘Il Romanista’ qe eshte prane klubit verdhekuq. Me leter dhe boje kjo e perditshme i ka derguar nje mesazh presidentit te Barcelones Josep Maria Bartomeu duke kerkuar nje ulje te çmimit te biletave per sfiden çerekfinale te Liges se Kampioneve mes Barcelones e Romes qe do te luhet ne 4 prill ne Camp Nou me tifozet e Romes qe do te duhet te paguajne 90 Euro per bilete.
Ne kete leter qe u publikua edhe ne gjuhen katalanase, kjo e perditshme i kerkoi Barcelones qe te tregoje edhe nje here se eshte me shume se nje klub. ‘Il Romanista’ i kerkoi Bartomeut qe te vihet ne vendin e te gjithe atyre baballareve qe duan te çojne femijet e tyre ne stadium per te ndjekur ndeshjen e Romes qe mund te jete historike per kete klub.
Sfidanti.al