Federata Angleze e Futbollit mund te gjobise Njukasellin per thyerje te rregullave te saj. Klubi anglez ne muajin maj te vitit te kaluar nenshkroi nje kontrate 3 vjeçare me nje kompani bastesh sportive FUN88 per 9.1 milione Euro per sezon.
Emri i kompanise se basteve eshte shfaqur ne fanelen e kesaj skuadre te kategorise U18.
Nepermjet nje komunikate per shtyp, qeveria e futbollit britanik beri te ditur se Njukasell me kete kontrate ka thyer rregullat e FA ne lidhje me publicitetin dhe per kete arsye pritet nje sanksion financiar ne drejtim te ketij klubi.
‘Skuadrat U18 nuk mund te kene fanela qe reklamojne kompani bastesh apo te pijeve alkoolike-theksohet ne rregulloren e FA.
Njukasell ka afat deri ne 27 mars ne oren 18:00 per t’iu pergjigjur akuzave te Federates Angleze te Futbollit.
Sfidanti.al