NBA, Klivlend ‘humbet’ trajnerin; Lu terhiqet per t’u kuruar

Skuadra e NBA, Klivlend do te duhet t’i thote mirupafshim trajnerit te tij, Tajron Lu. Ky i fundit beri te ditur se do te terhiqet per nje periudhe te pacaktuar kohe qe te merret me problemet shendetesore qe po e shoqerojne ate gjate gjithe sezonit.

‘Pasi u konsultova me mjeket tane dhe pasi e vleresova situaten me Kobi Altman u vendos qe me e mira per skuadren  eshte qe te terhiqem nga roli i trajnerit ne javet e ardhshme per  t’u kuruar. Kam ndjere dhimbje ne kraharor si dhe simptoma te tjera shqetesuese si humbja e gjumit gjate gjithe ketij sezoni. Edhe pse kam kryer nje sere ekzaminimesh, nuk ka ende asnje prognoze te sakte per ate çfare po me ndodh’.

Vendin e Tajron Lu ne stolin e Klivlend Kavaliers, per momentin do ta marre asistenti i tij i pare, Lerri Drju.

Sfidanti.al