Bastian Shvajnshtajger dhe Ana Ivanovic behen prinder; vjen ne jete djali i tyre Luka

Bastian Shvajnshtajger dhe Ana Ivanovic behen prinder. Ish tenistja serbe solli ne jete perpara 2 ditesh femijen e tyre te pare te quajtur Luka. Mesfushori i Çikago Fajer e publikoi lajmin e gezuar nepermjet nje postimi ne Instagram teksa i uronte ardhjen ne jete vogelushit te tyre.

Bastian Shvajnshtajger dhe Ana Ivanoviç e nisen lidhjen mes tyre ne vitin 2014 pasi futbollisti ishte ndare nga modelja Sara Brandner. Ne vitin 2016 futbollisti dhe tenistja u martuan ne nje ceremoni ne qytetin romantik italian Venezia. Paa nje viti martese Ana Ivanoviç, beri te ditur se ishte shtatzene dhe tani ajo solli ne jete vogelushin Luka.

Sfidanti.al