“Mrekulli” e fshehur në FSHF: Ne vitin e Akademive.. arbitrat ngelin ne klase!

Jo me larg se nje vit me pare Federata e Futbollit trumbetonte me te madhe startin e nje projekti te madh per te krijuar arbitra te rinj nepermjet krijimit te Akademise se Arbitrimit.

Nuk ka Universitet ne shqiperi qe nuk ka nje Akademi Arbitrimi dhe viti I pare u mbyll dhe me sukse ku u diplomuan 75 te rinj e te reja.

Viti i Akademive perkoi edhe me perjashtimin e arbitrave qe ndeshjet I percaktonin vete.

Por ne vitin e gjithë ketyre ndryshimeve situata shkon dhe me rende.

Kampionati i vitit te kaluar prishet nga nje arbiter me stemë ku ne ndeshjen e fundit gjykon ne menyre skandaloze. Edhe ky sezon nuk shkon me mire.

Nuk ka jave ku trajneret te mos akuzojne per korrupsion e  per kamizake, arbitra “non grata” pas penalltive te turpshme te dhena e te padhena.

Largimi i Jeminit dhe Kocit u mbulua me dy arbitra te rinj Xhaja dhe Hamiti por  kjo nuk ishte nje levizje e nje politike institucioni sepse keta jane ata qe gabojne me shume.

Deri dje te gjithe I kane mbrojtur se edhe gabimet e arbitrave jane pjese e lojes dhe duhet ti japim doren arbitrave te rinj por ngjarja e fundit tregoi dhe njehere se sektori I arbitrave eshte sektori me i turpshem I futbollit shqiptar.

Juxhin Xhaja dhe Eldorado Hamitaj kane ngelur ne klase ne provimin e UEFA-s. Ky eshte lajmi qe tronditi vetem mediat, por jo Shoqaten e Arbitrave apo FSHF qe e dinin prej dy muajsh dhe nuk ndiheshin.

Po, po eshte e vertete dhe nuk e keni kuptuar gabim, dy arbitrat e rinj ngelin ne provimin per te marre stemen e FIFA-s. Nuk kane marre as provimin me goje, por mbi te gjitha ajo qe eshte me e rendesishme edhe testet fizike te cilat nuk duhet te vihen ne diskutim.

Madje gojet e liga ne UEFA thone se rezultatet e testeve fizike te arbitrave tone me te rinj kane qene te krahasueshme me teste femijesh. Ndofta ngaqe ne kampionat i kemi futur “biberonin” ne vend te bilbilit…

 

Sfidanti.al