Derbi i Madoninës ka datë; Milan-Inter luhet në 4 prill në orën 18:30

Vendoset më në fund data për zhvillimin e ndeshjes  mes Milanit dhe Interit. Ai që njihet edhe si Derbi i Madoninës, do të luhet në datën 4 prill në orën 18:30. Është ky një orar i vecantë për këtë sfidë mes dy skuadrave milaneze e kushtëzuar nga përballjet e Ligës së Kampioneve të cilat do të luhen në mbrëmje kështu që për Milan-Inter ishte detyrim gjetja e një orari tjetër. në të njëjtën pasdite do të zhvillohen edhe 3 prej ndeshjeve të tjera të prapambetura.

Sfidat e Serisë A që do të luhen në 3 dhe 4 prill janë ato që ishin programuar të luheshin në 4 mars, por që u shtynë për shkak të lajmit të dhimbshëm për ndarjen nga jeta në moshën 31 vjeçare të kapitenit të Fiorentinës Davide Astori

sfidanti.al