Tensioni politik Rusi-Britani zgjat hijet te sfida Arsenal-CSKA Moskë

Shorti i Europa League i hedhur ditën e premte rezervoi sfidën mes Arsenalit dhe CSKA, një sfidë që do të luhet mes tensioneve politike që kanë shpërthyer mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë për shkak të helmimit të spiunit rus Sergei Skripal. klubi londinez duket se nuk do të shpërndajë bileta për tifozët e tij për ndeshjen që do të luhet në 12 prill në Moskë mes këtyre tifozëve, nga frika për shkak të këtyre tensioneve.

Edhe pse Ministria e jashtme Britanike ka dhënë udhëzimet e saj për tifozët që ajo mendon se do të shkojnë në rusi, Arsenali duket se për momentin nuk do të marrë asnjë masë edhe pse ka në dispozicion 3000-4000 bileta. Por jo vetëm kaq, edhe vetë operatorët turistikë të trembur nga situata aktuale nuk kanë bërë oferta për paketat e posaçme për këtë udhëtim drejt kryeqytetit rus. Ndërkaq UEFA nga ana e saj nuk ka ndërmend të ndryshojë kalendarin e kësaj ndeshjeje. Një prej zëdhënësve të saj ka deklaruar se nuk ka ndërment të përfshihet në cështjet qeveritare dhe se  ky institucion punon gjithnjë me klubet për marrjen e masave të sigurisë për ndeshje të tilla

sfidanti.al