Gatuzo fiton besimin; Milani do të rinovojë me të deri në 2020

Xhenaro Gatuzo ka ditur të dfitojë besimin e drejtuesve të Milanit. Rezultatet e ndeshjeve të fundit i kanë dhënë të drejtë 40 vjecarit i cili ishte i rrethuar nga skepticizmi i shumë personave për shkak të eksperiencës së pakët në rolin e trajnerit. Drejtuesit e Milanit kanë vendosur që të konfirmojnë trajnerin nga Rexho kalabria edhe për dy sezone të tjerë deri në vitin 2020, gjë që e tha qartë Drejtori sportiv i kuqezinjve, Mirabeli.

Tani ajo që duhet të bëjnë drejtuesit e Milanit është që të nisin punën për të nisur një cikël të ri të Milanit. Në Milanelo pruitet të mbërrijnë Reina e Strinic që janë në skadencë të kontratave me klubet e tyre respektive, ashtu sikurse edhe Nathan Soares nga ekipet zinxhirë. Dhe jo vetëm kaq, kuqezinjtë kanë hyrë në kontakte edhe me drejtuesit e Arsenalit për të siguruar shërbimin e xhek Uilshiër, ndërkohë që po mendohet edhe për largimin. Për momentin ata që përmenden në këtë pikë janë Suso e sidomos portieri Xhanluixhi Donaruma.

sfidanti.al