Tibo Kurtua ishte një nga figurat më tragjike të Çelsit në ndeshjen mes këtij ekipi dhe Barcelonës (3-0) në “Kamp Nou”, duke qënë se ai pësoi tre gola, dy nga ata, të shënuar nga Mesi, mes këmbëve të tij. Mbas ndeshjes, portieri belg deklaroi:
“Unë kam luajtur shumë herë kundër Mesit dhe nuk është hera e parë që unë pësoj gol, pasi topi më ka kaluar mes këmbëve. Për një portier të gjatë si puna ime, kjo është, ndoshta, pika më e dobët. E di që është zhgënjyese, por ne i pësuam katër golat nga Barcelona, për shkak të gabimeve tona. Kështu nuk duhet të eliminohet një ekip cilësor si i yni. Mendoj se ne nuk e meritonim që të eliminoheshim, por vendosën gabimet tona”, tha ai.
Çelsi, për herë të dytë, në katër përballjet e fundit prej dy ndeshjesh, ka dalë si palë e humbur në duelet me Barcelonën.
Sfidanti.al